Vdes këmbësori që u godit nga vetura në Prizren

Kronikë e zezë

Vdes këmbësori që u godit nga vetura në Prizren

Më: 2 prill 2024 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Një këmbësor që është goditur nga vetura në Prizren, me datën 24 mars, ka vdekur në mesditën e sotme.

Këtë e ka konfirmuar Shaqir Uka, i cili theksoi se viktima ka qenë duke u trajtuar në mjekimin intensiv.

“Ka qenë duke u trajtur në mjekimin intensiv.  Nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve dhe ka ndërruar jetë pak para mesditës së sotme”, u shpreh Uka.

Përndryshe, shoferi i cili dyshohet se ka goditur viktimën është arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat