“Kërrsh kam me t’bo, pse s’pe çelë telefonin”/ Gruaja ushtron dhunë ndaj burrit në lokalin e tij në Prishtinë

Kronikë e zezë

“Kërrsh kam me t’bo, pse s’pe çelë telefonin”/ Gruaja ushtron dhunë ndaj burrit në lokalin e tij në Prishtinë

Më: 3 prill 2024 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Telashet në familjet kosovare nuk po kanë të ndalur. Përditë në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike e psikike, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Prishtinë.

Këtë herë, një burrë kërkoi ndihmën e Policisë, duke e denoncuar bashkëshorten për dhunën që dyshohet se ka ushtruar ndaj tij.

Burimet e medias kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në lokalin e viktimës, ku gruaja u kap me burrin e saj, pasi fillimisht e kishte paralajmëruar përmes telefonit se “kom me t’bo kërrsh, pse s’po e çelë telefonin”.

Sipas informacioneve të para, e dyshuara e ka ofenduar e sharë burrin e më pas i ka shkaktuar dëme në lokalin e tij.

Si rezultat i denoncimit, çifti janë intervistuar lidhur me rastin dhe kanë dhënë deklaratat e tyre për atë që ka ndodhur.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj gruas është iniciuar rasti për “Dhunë në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat