Gjendet një pushkë pneumatike në valixhen e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës

Kronikë e zezë

Gjendet një pushkë pneumatike në valixhen e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës

Më: 4 prill 2024 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, zyrtarët doganorë kanë hasur në një pushkë pneumatike, gjatë kontrollit të valixhes së njërit prej udhëtarëve.

Kjo pushkë është konfiskuar.

Rasti me vendim të prokurorit shkon në procedurë të rregullt.

“Aeroporti i Prishtinës 03.04.2024-14:00. Raportohet se gjatë kontrollit të valixheve nga ana e zyrtarëve doganor, në valigjen e të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur një pushkë pneumatike e cila është konfiskuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat