Arrestohet një shqiptar në aeroport, prezantoi leje qëndrimin e falsifikuar të Britanisë së Madhe

Kronikë e zezë

Arrestohet një shqiptar në aeroport, prezantoi leje qëndrimin e falsifikuar të Britanisë së Madhe

Më: 4 prill 2024 Në ora: 09:04
Aeroporti i Prishtinës

Është arrestuar një shtetas i Shqipërisë në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi dyshohet se ka prezantuar një leje qëndrimin e Britanisë së Madhe i cili dyshohet të jetë i falsifikuar.

Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

“Aeroporti i Prishtinës 03.04.2024-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar leje qëndrimin e Britanisë së Madhe i cili dyshohet të jetë i falsifikuar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat