Përfshihet nga zjarri një objekt biznesi në Gjakovë

Kronikë e zezë

Përfshihet nga zjarri një objekt biznesi në Gjakovë

Më: 4 prill 2024 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Një punëtori është përfshirë nga zjarri në Gjakovë.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë.

Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se gjatë natës në rrethana të panjohur është përfshirë nga zjarri punëtoria e tij.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat