Aksidentohet traktori me një veturë në Zveçan, lëndohen pesë persona

Kronikë e zezë

Aksidentohet traktori me një veturë në Zveçan, lëndohen pesë persona

Më: 4 prill 2024 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes të një veture dhe një traktori në fshatin Sopanicë të Zveçanit.

Ata pas trajtimit mjekësor në Spitalin e Mitrovicës janë liruar.

“Fsh.Sopanicë, Zveçan 03.04.2024-19:50. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar  dhe një traktori që drejtohej nga viktima mashkull kosovar.

Si pasojë, pesë persona, dy meshkuj dhe tre femra , të gjithë kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor në Spitalin e Mitrovicës janë liruar”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat