Zhduket edhe një grua në rajonin e Ferizajt

Kronikë e zezë

Zhduket edhe një grua në rajonin e Ferizajt

Më: 4 prill 2024 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Janë raportuar të zhdukur dy persona dje në rajonin e Ferizajt.

Sipas policisë, një burrë u raportua i zhdukur në Kaçanik. I njëjti që nga dhjetori i vitit 2023 është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet asgjë për vendnodhjen e tij.

“Kaçanik.  03.04.2024-NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se viktima mashkull kosovar, nga dhjetori i vitit 2023 është larguar në drejtim të panjohur dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në Ferizaj është raportuar e zhdukur një grua.

”Ferizaj 02.04.2024-18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, njofton tutje policia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat