Një muaj paraburgim për personin që posedonte dhe shiste substanca narkotike

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për personin që posedonte dhe shiste substanca narkotike

Më: 4 prill 2024 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji për të dyshuarin Xh.B.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se personi në fjalë akuzohet për blerje, posedimi, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se "ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në shtëpinë e tij,  pa autorizim dhe me qëllim të shitjes apo shpërndarjes ka poseduar substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substance psikotrope dhe analoge, gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar pesë qese plastike me substancë të dyshuar për narkotik të llojit kokainë”.

“Po ashtu në oborrin e shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar tri qese plastike me substancë të dyshuar për narkotik të llojit kokainë, një peshore digjitale si dhe katër telefona mobil, të gjitha të sekuestruar dhe me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat