Të shtëna me armë zjarri në Pejë, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, lëndohet një person

Më: 5 prill 2024 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Të shtëna me armë zjarri ka pasur ditën e enjte në Pejë, ku për pasojë një person është lënduar.

Policia njofton se një person derisa ishte me motoçikletë ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një veture.

“Pas pranimit të informatës për disa të shtëna me armë zjarri njësiti policor në afërsi të vendit të ngjarjes ka takuar një veturë në të cilën ishin dy viktimat meshkuj kosovarë të cilët kanë deklaruar se në drejtim të tyre nga një motoçikletë në lëvizje, nga dy persona të panjohur është shtënë disa herë me armë zjarri”, thuhet në njoftim.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja dhe në veturë të viktimave ka vërejtur 4 vrima që dyshohet se janë si pasojë e predhës së fishekut.

“Njëri nga viktimat ka pësuar lëndim të lehtë”, bëhet e ditur nga policia.

Lidhur me rastin pas konsultimit të prokurorit rasti iniciohet dhe i njëjti trajtohet nga njësitë kompetente policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat