Kamenicë: E kishte të konfiskuar patentë shoferin, vozitësi dënohet përsëri

Kronikë e zezë

Kamenicë: E kishte të konfiskuar patentë shoferin, vozitësi dënohet përsëri

Më: 5 prill 2024 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

I është konfiskuar përkohësisht vetura, një personi në Kamenicë i cili ka drejtuar mjetin edhe pse e kishte të konfiskuar patentë shoferin.

Sipas njoftimit nga policia, personi në fjalë kishte ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse për tre muaj.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej 6 muaj.

“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat