​Konfiskohet vetura e vozitësit pa patentë-shoferi, pason gjoba 500 euro

Kronikë e zezë

​Konfiskohet vetura e vozitësit pa patentë-shoferi, pason gjoba 500 euro

Më: 5 prill 2024 Në ora: 19:12
Ilustrim

Njësiti patrullues i policisë në Kamenicë gjatë një kontrolli bazuar në ligjin e ri të trafikut kanë ndalur një veturë me targa vendore gjatë së cilës është vërtetuar se vozitësi, shtetas i Kosovës, po drejtonte mjetin e tij edhe pse kishte ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse për tre muaj.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 eurove, pesë pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat gjashtë muaj.

Drejtoria rajonale e policisë në Gjilan, apelon vozitësit t’i respektojnë ligjet e trafikut, ndërsa nga qytetarët kërkon që të gjitha kundërvajtjet në komunikacion t’i raportojnë në stacionin më të afërm të policisë ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, e-mail: [email protected], numrat kujdestarë 192, 038 504 504 7001. Të dhënat do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat