Policia arreston dy persona në Malishevë dhe sekuestron armë

Kronikë e zezë

Policia arreston dy persona në Malishevë dhe sekuestron armë

Më: 6 prill 2024 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar disa armë në fshatin Turjak të Malishevës.

Sekuestrimi i armëve ka ndodhur ditën e enjte.

“Më urdhëresën e lëshuar nga gjykata është kryer kontrolle në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të katër të dyshuarve meshkuj kosovarë. Në shtëpi dhe objekte përcjellëse të dy të dyshuarve nuk janë gjetur diçka të dyshimtë, ndërsa në dy të tjerat janë gjetur dhe sekuestruar: dy pushkë gjuetie, tridhjetë e pesë fishekë të pushkës së gjuetisë, gjashtë pistoleta (njëra prej tyre artizanale), trembëdhjetë fishekë kal.7.65 mm dhe tre (3) fishekë kal.9mm”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajte ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat