Këta janë tre personat që e rrahën brutalisht 28-vjeçarin te ‘Shell’-i, e akuzuan për vjedhje

Kronikë e zezë

Këta janë tre personat që e rrahën brutalisht 28-vjeçarin te ‘Shell’-i, e akuzuan për vjedhje

Më: 6 prill 2024 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Media raportoi sot për një rrahje brutale që ka ndodhur së fundmi në parkingun e pompës ‘Shell Petrol’ në Ferizaj, ku një një 28-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore. I riu po trajtohet në QKUK për shkak të gjendjes shëndetësore, ndërsa tashmë kanë nisur hetimet ndaj të dyshuarve.

Siç ka mësuar ekskluzivisht Sinjali, tre të dyshuarit që përfunduan në ndalim policor janë Lundrim Shabani (28-vjeçar), Driton Hajra (26-vjeçar) dhe Edison Musolli (23-vjeçar).

Ata po dyshohet se ia kanë zënë pritën viktimës në parkingun e pompës, ku dyshohet se e kanë sulmuar me shqelma e grushte, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Në bazë të informacioneve që ka media, motivi i sulmit lidhet me dyshimet që tre personat e përfshirë kishin ndaj viktimës, të cilin e kanë akuzuar se ka gisht në një rast të vjedhjes, duke tentuar që kështu t’i hakmerren.

Si pasojë e rrahjes, viktima fillimisht ishte dërguar në Spitalin Rajonal në Ferizaj, e më pas është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.

Burimet brenda QKUK-së kanë bërë me dije se gjendja shëndetësore e viktimës është e rëndë.

Ajo që dihet deri më tani është se Policia ka arritur të sigurojë prezencën e të dyshuarve, ndaj të cilëve Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat