Nëntë të lënduar në një aksident trafiku në Klinë

Kronikë e zezë

Nëntë të lënduar në një aksident trafiku në Klinë

Më: 6 prill 2024 Në ora: 13:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në mesnate në Klinë.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:00 në Klinë, në aksident janë përfshirë dy vetura, ku për pasojë nëntë persona janë lënduar”, tha ai.

Rugova bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërkaq lidhur me aksidentin po merret njësiti përkatës.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 74 aksidente trafiku, ku 21 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse 53 tjerë vetëm me dëme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat