Aksident në Fushë-Krujë/ Përplasen dy makina, njëra shpërthen në flakë

Kronikë e zezë

Aksident në Fushë-Krujë/ Përplasen dy makina, njëra shpërthen në flakë

Më: 6 prill 2024 Në ora: 20:02

Dy makina janë përplasur në zonën e  Fushë-Krujës, në fshatin Larushk.

Një makinë tip ‘Benz’ dhe një ‘Golf 5’ janë aksidentuar dhe njëri nga mjetet ka shpërthyer më pas në flakë.

Raportohet se nuk ka viktima dhe as të plagosur.

Mjeti është përfshirë nga flakët, por drejtuesi ka mundur të dalë nga makina pa probleme.

Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes për të shuar flakët.

Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndijë të shkaktuar nga goditja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat