Plagoset një person në Fushë-Kosovë, identifikohet autori

Kronikë e zezë

Plagoset një person në Fushë-Kosovë, identifikohet autori

Më: 6 prill 2024 Në ora: 21:44 Përditësuar në ora: 22:11 më 06.04.2024
Foto ilustrim

Plagoset një person në Fushë Kosovë, identifikohet autori

Një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri pasditen e sotme në Fushë Kosovë, kurse policia ka identifikuar autorin.

Rastin e ka konfirmuar për media,, Flora Ahmeti, Zëdhënës e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Bedri Pejani’ në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarje. Në këtë rast, nga arma e zjarrit lëndime trupore ka pësuar një person dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka thënë se hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat