Kjo është gjendja e personit që u plagos dje në Fushë Kosovë, identifikohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Kjo është gjendja e personit që u plagos dje në Fushë Kosovë, identifikohet i dyshuari

Më: 7 prill 2024 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Një person është plagosur dje në Fushë Kosovë, derisa i dyshuari është identifikuar, por ende nuk është arrestuar.

Policia njofton se viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Rr. Bedri Pejani, Fushë Kosovë/ 06.04.2024-17:00 Është plagosur me armë zjarri viktima mashkull shtetas i huaj. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë, dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës së zjarrit. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat