Dy persona të maskuar hyjnë në një pompë të derivateve, grabisin pazarin ditor

Kronikë e zezë

Dy persona të maskuar hyjnë në një pompë të derivateve, grabisin pazarin ditor

Më: 7 prill 2024 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Një grabitje ka ndodhur dje në fshatin Stanoc i Epërm në Vushtrri.

Atje dy persona të maskuar, njëri me thikë e tjetri me çekan, kanë hyrë në një pompë të derivateve dhe grabitën pazarin ditor.

“Grabitje - Stanoc i Epërm, Vushtrri/06.04.2024-02:05. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i pompës së derivateve, ka njoftuar se dy persona të maskuar duke e kërcënuar, njëri me qekan dhe tjetri me thikë i kan grabit pazarin ditor dhe kanë ik në drejtim të panjohur.

Rasti duke u hetuar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat