Dy fëmijë goditen nga një veturë, dërgohen në Spitalin e Pejës

Kronikë e zezë

Dy fëmijë goditen nga një veturë, dërgohen në Spitalin e Pejës

Më: 7 prill 2024 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Të dielën rreth orës 14:45 ka ndodhur një aksident mes një veture dhe dy fëmijëve në Pejë.

Si pasojë e kësaj fëmijët kanë pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ndërkaq të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor.

“Sot në orën 14:45 policia ka pranuar një informatë për një aksident mes një veture dhe dy personave (fëmijë). Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor”, tha Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat