Arrestohet në Ferizaj 27-vjeçari i dënuar me burgim, kërkohej për vrasje në tentativë

Kronikë e zezë

Arrestohet në Ferizaj 27-vjeçari i dënuar me burgim, kërkohej për vrasje në tentativë

Më: 7 prill 2024 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Një 27-vjeçar me inicialet G.L është arrestuar mbrëmë në Ferizaj.

Policia njofton se ai ishte në kërkim për vrasje në tentativë dhe i dënuar me 18 muaj burgim.

“Me datën 06.04.2024 rreth orës 22:00 policët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar G.L ( M/K) i moshës 27 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale:  ‘‘ Vrasje e mbetur në tentativë”  me dënim burgimi prej tetëmbëdhjetë (18) muajve dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

Policia e Ferizajt i ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin, ndërsa i ka inkurajuar edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me organet e rendit.

“Saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, ka bërë thirrje Policia, duke shtuar se të dhënat e denoncuesve “do të ruhen në konfidencialitet të plotë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat