Tentoi ta kalonte ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë, i dyshuari shoqërohet në stacion policor

Kronikë e zezë

Tentoi ta kalonte ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë, i dyshuari shoqërohet në stacion policor

Më: 8 prill 2024 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Një person ka tentuar të kalojë ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 11:40.

Nga raporti 24 orësh bëhet e ditur se i dyshuari mashkull kosovar pasi ka kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar.

“Kamenicë / 07.04.2024 – 11:40. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt” – shkruhet në raportin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat