Arrestohet një person në Prishtinë, nën kërcënimin e thikës kishte kryer një grabitje

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Prishtinë, nën kërcënimin e thikës kishte kryer një grabitje

Më: 8 prill 2024 Në ora: 08:52

Policia ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti kishte kryer një grabitje.

Siç thuhet në njoftim, i njëjti nën kërcënimin e thikës iu ka grabitur një shumë të hollave dy viktimave.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën kërcënimin e thikës iu ka grabitur një shumë të hollash dy viktimave kosovarë/e. Tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një thikë, dhe substancë e dyshuar narkotike”, bëhet e ditur në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat