Shkruhen fjalë banale tek memoriali i dëshmorëve në Kushnin të Hasit, policia nis hetimet

Kronikë e zezë

Shkruhen fjalë banale tek memoriali i dëshmorëve në Kushnin të Hasit, policia nis hetimet

Më: 9 prill 2024 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka nisur hetimet pasi dikush shkroi fjalë banale tek memoriali i dëshmorëve në fshatin Krushnin të Hasit.

Sipas policisë, po ashtu është dëmtuar edhe ndriçimi në këtë memorial.

“Kushnin-Has, Prizren / 07.04.2024 – 09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë dëmtuar ndriçimin tek memoriali i dëshmorëve dhe në mure kanë shkuar fjalë banale.

Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat