Hajnat e rrahin brutalisht 31-vjeçarin në Gjilan, ia grabisin telefonin dhe rreth 200 euro

Kronikë e zezë

Hajnat e rrahin brutalisht 31-vjeçarin në Gjilan, ia grabisin telefonin dhe rreth 200 euro

Më: 10 prill 2024 Në ora: 17:06
Albin Kurti

Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet. Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i kapin nga qytetarët nëpër rrugë.

Viktimë e grabitjes ka qenë mbrëmë një 31-vjeçar në rrugën “Ali Huruglica” në Gjilan, i cili është përballur me tre persona të maskuar dhe të armatosur.

Media mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur derisa viktima ishte rrugës, ku kishte hasur në tre të dyshuarit, të cilët e kishin ndalur teksa ishte duke ecur.

Bazuar në dëshminë e viktimës dhënë organeve të hetuesisë, hajnat e kanë rrahur duke i shkaktuar lëndime të rënda dheh ia kanë vjedhur telefonin dhe rreth 200 euro para të gatshme.

Ekipi mjekësor i ka dhënë ndihmën e nevojshme viktimës, teksa njësitë policore kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe që çojnë në identifikimin e të dyshuarve.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Grabitje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat