Leposaviq: Lëndohet rëndë një minator

Kronikë e zezë

Leposaviq: Lëndohet rëndë një minator

Më: 13 prill 2024 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Një person është lënduar aksidentalisht, teksa ishte duke punuar në minierë në Leposaviq.

I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë të Veriut.

“Dëshmitari mashkull kosovar, më 12.04.2024 ka raportuar se, viktima-vëllai i tij derisa sa ishte duke punuar në minierë, është lënduar aksidentalisht. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë-Veri.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë intervistuar viktimën dhe sipas tij lëndimi është aksidental”, thuhet në raportin 24 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat