Doli për t’i shpëtuar lopët pasi tentuan t’ia vidhnin, plagoset një person në Podujevë

Kronikë e zezë

Doli për t’i shpëtuar lopët pasi tentuan t’ia vidhnin, plagoset një person në Podujevë

Më: 14 prill 2024 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Të shtunën rreth orës 02:20 pasmesnatës, disa persona kanë tentuar të vjedhin në një stallë të bagëtive në Podujevë, më saktësisht në fshatin Majac.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima mashkull Kosovar ka deklaruar se kishte dëgjuar zhurmën e bagëtive, dhe kur kishte dalë jashtë kishte parë 4 persona duke i vjedhur lopët.

Të njëjtit kishin shtënë me armë në drejtim të tij. Viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar ka deklaruar se kishte dëgjuar një zhurmë të kafshëve e cila vinte nga stalla e bagëtive. Kur viktima kishte dal në oborr, kishte vërejtur 3-4 persona të panjohur qe tentonin të vjedhin kafshët (lopët) nga stalla. Të dyshuarit kur kanë vërejtur viktimën kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe ishin larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi në pjesën e abdomenit kishte pësuar një lëndim sipas të cilit ishte shkaktuar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës së zjarrit” – shkruhet në raportin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat