Lëndohet rëndë me thikë një 20-vjeçar në Ferizaj, kapet sulmuesi

Kronikë e zezë

Lëndohet rëndë me thikë një 20-vjeçar në Ferizaj, kapet sulmuesi

Më: 19 prill 2024 Në ora: 20:57
Ilustrim

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve “Ramadan R3xhe & Uran Tinova” në Ferizaj është një lëndim i rëndë trupor.

“Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë mësuar se një person me një armë të ftohtë (thikë) ka lënduar rëndë një person tjetër mashkull, të moshës 20 vjeçar dhe është larguar në drejtim të panjohur”, njofton Policia e Kosovës.

I lënduari menjëherë për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë është transportuar për në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

“Ekipe të policisë, policët e rendit, hetuesit e stacionit, hetuesit rajonal të mbështetura edhe nga njësi të tjera kanë identifikuar të dyshuarin me inicialet E.C  i moshës 17 vjeçar dhe menjëherë kanë rrethuar zonën përreth dhe pas një pune intensive në terren, në orën 19:30 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje dhe e kanë shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj për procedura tjera hetimore”.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krim teknikët rajonal, të cilët janë duke  ekzaminuar vendin e ngjarjes,  ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori kujdestar,  i cili ka vendosur për ndalimin e të dyshuarit për 24 orë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat