Konfiskohen armë e municion në një shtëpi në Zveçan

Kronikë e zezë

Konfiskohen armë e municion në një shtëpi në Zveçan

Më: 22 prill 2024 Në ora: 09:04
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë automatike AK 47.

Gjithashtu, të njëjtit i janë sekuestruar edhe disa karikatorë, një sasi e municionit dhe një elektroshok.

Në raportin ditor është bërë e ditur se rasti ka ndodhur dje në Zveçan dhe i njëjti është në procedurë hetimore.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë automatike AK 47, disa karikatore, nje sasi e municionit dhe një elektroshok. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat