Sulmoi fizikisht bashkëshorten, policia arreston një person në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Sulmoi fizikisht bashkëshorten, policia arreston një person në Fushë Kosovë

Më: 23 prill 2024 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Të dielën, në Fushë Kosovë është arrestuar një person, pasi i njëjti kishte sulmuar fzikisht bashkëshorten e tij.

Siç njoftohet në raportin e Policisë së Kosovës, i dyshuari pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar viktimën, bashkëshorten e tij.

“Më 22.04.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin policor të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat