Dy raste të falsifikimit të parasë dje në Prishtinë

Kronikë e zezë

Dy raste të falsifikimit të parasë dje në Prishtinë

Më: 23 prill 2024 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Të hënën në Prishtinë dy zyrtarë të bankave kanë njoftuar se gjatë kontrollit të parave të deponuara kanë hasur  në para të falsifikuara.

Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, në rrugën “Robert Doll”, zyrtarja e një banke ka njoftuar se ka hasur në 3x 100 € /1×20 € dhe 1×50€ të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Rast i njëjtë ka ndodhur edhe në rrugën “Ukshin Hoti”, ku zyrtari i një banke ka njoftuar se ka hasur në 428 X 2€ të falsifikuara.

Policia njofton se rastet janë duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat