Qërim hesapesh përmes armës, dy persona u plagosën mbrëmë në Ferizaj

Kronikë e zezë

Qërim hesapesh përmes armës, dy persona u plagosën mbrëmë në Ferizaj

Më: 27 prill 2024 Në ora: 06:39
Foto ilustrim

Orët e vona të së premtës nuk kanë qenë të qeta në Ferizaj.

Krisma armësh janë dëgjuar në rrugën “12 Qershori”.

Burime të medias brenda organeve të sigurisë kanë konfirmuar se në fakt bëhet fjalë për dy persona që kanë marrë plagë nga arma e zjarrit.

Ndërkohë, nga vendi i ngjarjes vihen re forca të policisë, të cilat kanë vendosur edhe shiritin përreth vendit ku dyshohet të ketë ndodhur incidenti.

Konflikti dyshohet të ketë ndodhur mes dy grupe personash: njëri grup nga Prishtina, në mesin e të cilëve gjendet edhe dorasi.

Ndërkaq, grupi tjetër që u bë pjesë e këtij incidenti ishte nga Ferizaj.

Dy viktimat, me prejardhje nga fshati Bibaj, janë bartur me autoambulancë në QKUK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat