Këta janë dy të dyshuarit që u kapën me drogë në Prishtinë, u sekuestrohet edhe automjeti

Kronikë e zezë

Këta janë dy të dyshuarit që u kapën me drogë në Prishtinë, u sekuestrohet edhe automjeti

Më: 28 prill 2024 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Një rast i tillë është zbuluar së fundmi në Prishtinë, ku gjatë patrullimit në një pikë kontrolli, Policia ka ndalur një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy të rinjtë që përfunduan në ndalim policor pasi u kapën me drogë janë Getuar Pajaziti dhe Ibrahim Shamolli.

Gjatë kontrollit në veturën e tyre është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës së dyshuar narkotike, e llojit marihuanë.

Po ashtu në cilësi të provave materiale nga të dyshuarit janë sekuestruar edhe disa telefona dhe një veturë.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku edhe janë intervistuar.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat