Ndalohet për 48 orë shoferi i veturës i përfshirë në aksidentin e tragjik në Suharekë

Kronikë e zezë

Ndalohet për 48 orë shoferi i veturës i përfshirë në aksidentin e tragjik në Suharekë

Më: 28 prill 2024 Në ora: 20:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtuesi i veturës i përfshirë në aksidentin ku mbetën të vdekur dy persona në Shirokë të Suharekës është ndaluar për 48 orë.

Këtë e ka bërë të ditur Faton Aliu, drejtori i Policisë në Prizren.

Ai ka thënë se dy persona që humbën jetën në aksident kanë qenë të moshës së re.

“Njëri nga ta është 31 dhe tjetri 20-vjeçar. P.G viti lindjes 2004 dhe B.H viti i lindjes 1993”, kanë konfirmuar nga Policia e Prizrenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat