Aksident në Strellc të Deçanit mes dy automjeteve dhe një kamioni, lëndohen 5 persona

Kronikë e zezë

Aksident në Strellc të Deçanit mes dy automjeteve dhe një kamioni, lëndohen 5 persona

Më: 29 prill 2024 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Në fshatin Strellc të Deçanit ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve dhe një kamioni.

Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 5 persona.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompentente.

“Rreth ores 18:19, Policia është njoftuar se në fshatin Strellc ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy automjete dhe një kamioni. 5 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente”, njoftoi Fadil Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat