Gjendet e vdekur një grua në Fushë Kosovë - policia jep detaje

Kronikë e zezë

Gjendet e vdekur një grua në Fushë Kosovë - policia jep detaje

Më: 30 prill 2024 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Një grua është gjetur dje e vdekur në banesën e saj në Fushë Kosovë,

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

“HETIM MBI VDEKJEN – Rr. Drenica, Fushë Kosovë 29.04.2024-23:12.  Është raportuar se nga familjarët, se viktima femër kosovare, në banesën e saj është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit,  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat