Policia konfiskon motoçikleta e skuterë në Ferizaj, nuk posedonin dokumentacionin e rregullt

Kronikë e zezë

Policia konfiskon motoçikleta e skuterë në Ferizaj, nuk posedonin dokumentacionin e rregullt

Më: 1 maj 2024 Në ora: 20:11
Policia konfiskon motoçikleta e skuterë në Ferizaj

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt njoftojnë se sot kanë zbatuar planin operativ ” Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024″ në Ferizaj.

Policia thotë se gjatë patrullimeve dhe pikave të kontrollit policia ka ndaluar disa persona, të cilët po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.

“Ndaj disa personave policia u ka shqiptuar gjoba për kundërvajtje të shkaktuara në komunikacion, ndërsa janë konfiskuar edhe disa motoçikleta dhe skuterë për personat, të cilët nuk kanë poseduar dokumentacionin e rregullt”, njofton PK-ja.

Policia Rajonale e Ferizajt thotë se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara në trafikun rrugor, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin dhe apelojmë tek drejtuesit që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos drejtojnë motoçikletat, skuterët dhe trotinetët në kundërshtim me rregullat e komunikacionit rrugor dhe të pajisen me dokumentacion të nevojshëm.

“Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406”, përfundon njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat