Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronikë e zezë

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Më: 1 maj 2024 Në ora: 21:33
Foto ilustrim

Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një përleshje ku ishin përfshirë edhe tre persona të tjerë.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se policia po interviston tre personat e përfshirë në këtë rast.

“Sot rreth orës  19:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në fshatin Orllan të Podujevës. Në këtë rast nga një mjet i mprehtë (thikë)  është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.

Sipas zëdhënëses, aktualisht në stacion policor po intervistohen tre persona, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat