15-vjeçari në Prishtinë kapet në flagrancë me armën e babait në brez

Kronikë e zezë

15-vjeçari në Prishtinë kapet në flagrancë me armën e babait në brez

Më: 3 maj 2024 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë, që jo rrallëherë dalin të jenë edhe të mitur.

Një rast i tillë është zbuluar të enjten në rrugën “Mehmet Gradica” në Prishtinë, ku Policia ka ndalur një person, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Bëhet fjalë për një 15-vjeçar, i cili është kapur në flagrancë me armë në brez, pronë e babait të tij.

Arma që iu gjet është sekuestruar, ndërsa i mituri është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, është iniciuar rasti për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat