Zhduket një vajzë 14-vjeçare nga Podujeva, nëna e saj thotë se nga 1 maji s’dihet për fatin e saj

Kronikë e zezë

Zhduket një vajzë 14-vjeçare nga Podujeva, nëna e saj thotë se nga 1 maji s’dihet për fatin e saj

Më: 3 maj 2024 Në ora: 12:29
Foto ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar një grua nga Podujeva, e cila ka raportuar se e bija 14-vjeçare është zhdukur dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Raportohet se nëna e saj ka deklaruar se vajza kishte dalë nga shtëpia më 1 maji dhe më nuk është kthyer.

Përballë kësaj situate, ajo vendosi që ta njoftojë Policinë.

Denoncimi i saj ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat