Nipi e goditi me thikë dajën pasi refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të

Kronikë e zezë

Nipi e goditi me thikë dajën pasi refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të

Më: 6 maj 2024 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë dhe po cilësohet si “Vrasje e rëndë në tentativë”, pasi një burrë po dyshohet se ka goditur me thikë në kokë një person tjetër. I dyshuari tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Rasti ka ndodhur në banesën e të dyshuarit në rrugën “17 Shkurti”, ku fillimisht e kishte ftuar viktimën, e më pas e ka goditur pasi kishte refuzuar të konsumojë drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale.

Mësohet se sipas informacioneve të para, palët kanë lidhje familjare mes vete, pra janë nip (i dyshuari) e dajë (viktima).

Policia ka njoftuar se viktima që u sulmua me thikë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, teksa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumoj substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumoj , i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë , me ç’rast i shkakton lëndime trupore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat