Gjendet i vdekur një person në Deçan

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një person në Deçan

Më: 9 maj 2024 Në ora: 16:56
Ilustrim

Një person është gjetur sot i vdekur në fshatin Baballoq të Deçanit.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për Obduksion.

Tutje, ai ka deklaruar se rasti është duke u hetuar.

“Sot rreth orës 08:20, policia është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq-Deçan, njësitet relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes gjithashtu edhe ekipi mjekësor nga të cilët është konstatuar vdekja e viktimës ( mashkull) i lindur me 1982, me vendim të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë ( IML) për Obduksion ndërsa rasti cilësohet ” Hetim i Vdekjes”, ka thënë Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat