Gjakovari kapet me gruan veç pse i kërkoi llogari, e sulmon dhe hidhet nga ballkoni

Kronikë e zezë

Gjakovari kapet me gruan veç pse i kërkoi llogari, e sulmon dhe hidhet nga ballkoni

Më: 10 maj 2024 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Dyshimet për tradhti dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës në familjet tona. Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur së fundmi në një familje në Gjakovë, ku një çift u përfshi në një konflikt dhe të dy përfunduan në Polici.

Raportohet se rasti ka ndodhur pas mesnate, kur burrë e grua u kapën mes vete pas një debati që dyshohet se eskaloi në dhunë fizike.

Gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi gruaja e kishte kërkuar llogari bashkëshortit, e më pas ky i fundit i revoltuar e ka sulmuar.

Sipas të njëjtave burime, burri i dyshuar është hedhur nga ballkoni i katit të parë të banesës së tyre, duke pësuar kështu lëndime.

Pasi Policia është vënë në dijeni për rastin, palët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat