Gjendet i varur me litar një burrë në Deçan, Policia po e heton rastin

Kronikë e zezë

Gjendet i varur me litar një burrë në Deçan, Policia po e heton rastin

Më: 10 maj 2024 Në ora: 09:44
Policia e Kosovës

Një burrë është gjetur i varur me litar në Deçan.

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur më 9 maj të këtij viti, në orën 08:20.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, derisa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

“Deçan 09.05.2024-08:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur i varur me litar nga familjarët e tij. Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat