Sekuestrohen 25 motoçikleta në Pejë

Kronikë e zezë

Sekuestrohen 25 motoçikleta në Pejë

Më: 10 maj 2024 Në ora: 15:05
Policia e Kosovës

Gjatë ditës së sotme janë sekuestruar 25 motoçikleta në Pejë, në kuadër të planit operativ “Motoçiklistët kundërvajtës”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ndaj kundёrvajtёsve janё lёshuar fletёgjoba pёr kundёrvajtjet: mos posedimi i lejёs pёr vozitje, mos posedimi i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundёrvajtje tjera.

“Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej, drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë, ka apeluar tek te gjithë pjesëmarrësit ne komunikacion te respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat