Djali rrah nënën në Prishtinë, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje

Kronikë e zezë

Djali rrah nënën në Prishtinë, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje

Më: 11 maj 2024 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar lëndime trupore.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në mëngjesin e së premtes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat