​Dy familje rrihen mes vete, 7 të arrestuar në Prizren

Kronikë e zezë

​Dy familje rrihen mes vete, 7 të arrestuar në Prizren

Më: 15 maj 2024 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Stacioni Policor Prizren ka pranuar informacion se në rrugën ‘Selajdin Berisha ’’ në Prizren është një rast mosmarrëveshje në mes të dy familjeve.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personat me inicialet B.B. (52), B.B. (46) B.B. (24), A.B. (23),S.SH. (70), V.SH. (38), dhe J.SH. (33), të cilët dyshohet se pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht njeri tjetrin.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren, në prani të avokatëve mbrojtës janë intervistuar.

Pas intervistimit, prokurori i shtetit ndaj të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal për veprat penale kanosje dhe sulm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat