Dy raketa hedhës me predha, granata dore – Gjenden dhe konfiskohen arsenal armësh në shtëpinë e të dyshuarit në Prizren

Kronikë e zezë

Dy raketa hedhës me predha, granata dore – Gjenden dhe konfiskohen arsenal armësh në shtëpinë e të dyshuarit në Prizren

Më: 16 maj 2024 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Një person është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj të personave të tjerë, si dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur arsenal armësh.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:05, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy raketahedhës me dy predha, dy granat dore, një armë zjarri dhe katër fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj dy viktimave, një mashkulli dhe një femre kosovare.  Gjatë kontrollit në shtëpinë e  të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar, dy raketahedhës me dy predha, dy granata dore, një armë zjarri dhe katër fishekë të kalibrit të panjohur”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raportin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat