U arratis nga burgu, policia e gjen dhe e arreston

Kronikë e zezë

U arratis nga burgu, policia e gjen dhe e arreston

Më: 17 maj 2024 Në ora: 09:56
Policia e Kosovës

Një person është arrestuar në Gjilan pasi siç bën të ditur policia në raport, ishte arratisur nga burgu.

“Më 16.05.2024 njësitet policore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin mashkull kosovar i cili ishte në arrati. Gjatë kohës sa ka qenë në arrati ndaj të dyshuarit janë iniciuar dy raste për kanosje ndaj dy viktimave kosovarë”, thuhet në raportin e policisë.

Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 38.92 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit hashash, për qka dhe është hapur rast i veçantë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat