Posedonte 54 gramë marihuanë, dërgohet në mbajtje prishtinasi

Kronikë e zezë

Posedonte 54 gramë marihuanë, dërgohet në mbajtje prishtinasi

Më: 17 maj 2024 Në ora: 10:07
Ilustrim

Një qytetar në Prishtinë është arrestuar dhe dërguar në mbajtjes pasi dyshohet se posedonte 54 gramë lëndë narkotike të llojit marihuanë.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në mesditë në kryeqytet derisa sasia e lëndës narkotike është konfiskuar.

“Prishtinë /16.05.2024 – 02:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 54 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat