Dhunë ndaj të ëmës, arrestohet lushnjari

Kronikë e zezë

Dhunë ndaj të ëmës, arrestohet lushnjari

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 09:53
Ilustrim

Një 30- vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases L.H, 59 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin lir Ndoni, 30 vjeç, banues në Lushnje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Dhunë në familje" parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat